Ish-kryetarja e PD, Jozefina Topalli ka postuar në rrjetet sociale një foto që sipas saj është nga ambientet e brendshme të Partisë Demokratike.
Në foto shihen dyert e fortifikuara me çelik të selisë së PD, pothuajse të blinduara, të cilat janë vendosur në ditët e fundit.
Dy ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se në selinë e Partisë Demokratike po kryen punime për restaurimin e saj.
Ndryshimet kaq të forta të sigurisë në PD vijnë përpara protestës së të shtunës së mbështetësve të Sali Berishës, për të cilët ka përfunduar dhe afati i lënë Lulzim Bashës për t’u larguar nga selia.