Drejtuesi sportiv i kampionëve të Italisë, Fabio Paratici, ka folur në lidhje me peshën e madhe të Real Madridit dhe Barcelonës në Europë. Duke komentuar fjalinë e Chiellinit se Ronaldos iu vodh Topi i Artë në vitin 2018, Paratici lëshoi disa akuza për dy ekipet spanjolle. “E vështirë të thuash se Topi i Artë u rrëmbye prej Cristiano Ronaldos, por nuk ka asnjë dyshim që klube si Reali apo Barcelona kanë shumë peshë”.
Më tej, Paratici siguroi tifozët se CR7 do të mbetet në “Allianz Stadium”. “Ronaldo do të tregojë se është më i miri. Në opinionin tim, ai e meriton topin e artë. Portugezi do të jetë me Juventusin sezonin e ri pa asnjë dyshim. Ai do të fitojë një tjetër top të artë me ne dhe ne do e mbështesim”, – tha zyrtari i kampionëve