Pika e dobët e Milanit këtë sezon janë ndeshjet me ekipet e ashtuquajtura të vogla. Kuqezinjtë kanë lënë shumë pike në përballje të tilla që mund të kushtojnë shumë dhe sot ngecën edhe ndaj Torinos së Etrit Berishës.
Portieri kuqezi u angazhua në maksimum dhe ishte i vëmendshëm në çdo moment dhe pas Interit, sot u bë “mur” edhe ndaj skuadrës së Piolit.
Te Milani ka pretendime për një penallti në 29’ nga Sealemakers për një kontakt në zonë që nuk u konsiderua si 11-metërsh nga arbitri. Edhe në 59’, Theo Hernandez rrëzohet në zonë nga kundërshtari dhe sërish arbitri nuk sinjalizon asgjë. Etrit Berisha në 75’ neutralizon një gjuajtje të rrezikshme nga Tonali, ndërsa kuqezinjtë me gjithë zëvendësimet e bëra nuk mund të bëjnë më shumë se një barazim pa gola.
Kryesimi mbetet në duart e Milanit me 68 pikë, por Interi me 66 pikë ka një ndeshje më pak dhe tani gjithçka varet nga zikaltërit.