Një varkë me vela rreth 50 metra e gjatë u fundos në det në Itali pas motit të keq që goditi Palermon.
Mediat italiane raportojnë për tornado që përfshiu zonën.
Në varkën me vela ndodheshin 22 persona në bord, nga të cilët 15 u shpëtuan nga roja bregdetare. 7 të tjerë rezultojnë akoma të zhdukur. Mes të shpëtuarve është edhe një fëmijë 1 vjeç.
Personat që ndodheshin në varkë janë të nacionaliteteve britanikë, nga Zelanda e Re, Sri Lanka, anglo-francez dhe irlandez.
Varka u fundos gjysmë milje larg bregut në një thellësi rreth 50 metra.
Kërkimi për të zhdukurit është duke u zhvilluar. Në operacionin e kërkim-shpëtimit është angazhuar edhe një helikopter.
Dyshohet se 7 personat e zhdukur kanë qenë në kabina dhe mund të jenë bllokuar brenda.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.