Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia në zonën e Skroskës në Përrenjas, nën akuzën e trafikimit të armëve të zjarrit.
Në kuadër të operacionit “Border Crossing” u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh.Ç, të cilit iu gjetën një automatik kallashnikov dhe një armë gjahu, të cilat dyshohet se i kishte kaluar nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim shitjen.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai i kishte trafikuar armët, nga RMV-ja në vendin tonë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim shitjen në Shqipëri.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasit Sh. Ç., si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.