Aktualitet Trafik droge në BE, Apeli dënon me 110 vjet burg 15 të...

Trafik droge në BE, Apeli dënon me 110 vjet burg 15 të pandehur

Godina e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)

Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka lënë në fuqi shkallën e Parë duke dhënë vendimin më 110 vite burg në total për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Limit”.

Gjykata e Apelit e GJKKO nën akuzën për trafikim të lëndëve narkotike ka dhënë dënimet me burg për të pandehurit, konkretisht:

Sokol Nesimi është dënuar me 10 vjet burg, Andrea Caca me 9 vjet e 4 muaj burg, Besjan Zeneli me 8 vjet burg, Bilbil Shqalshi me 8 vjet burgim, Eljon Jaho me 8 vjet burgim, Emiliano Kalemi 8 vjet burg, Enkelejdi Sadik 8 vjet burg, Kristo Çobaj 8 vjet burg, Aleksandër Pepi (alias Aleksandër Bani) 8 vjet burg, Festim Çorbaxhi (alias Bajraktari) 8 vjet burg, Hysni Sadik 6 vjet burg, Bektash Zenel 6 vjet burg, Rexhep Ipek 8 vjet burgim.

Ndërsa Gjergji Muke është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit” me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Për po të njëjtat akuza, Romeo Tare është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim.