Një tjetër shqiptar është kapur “mat” në Greqi, pasi lëvizte me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, 52-vjeçari shqiptar Eduard Bushi, ndërkohë që u shpall në kërkim një shtetas grek, që rezulton pronar i mjetit.
Rreth 89 kg marijuanë janë kapur nga policia në kufirin greko-shqiptar. Operacioni u realizua në Filat të Igumenicës, në zonën e quajtur Sidheri. Policia fqinje ndaloi një mjet tip “Mercedes-Benz” 250 që vinte nga kufiri i gjelbër. Të njëjtat burime shtojnë se nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan 42 pako me 88 kg e 672 gram marijuanë.