Për të trafikuar emigrantë ilegalë nga kufiri me Greqinë deri në vendet e tjera të BE-së, kishin projektuar një skenar filmash.
Dy shtetas banues në Tiranë 31-vjeçari R.Ll. dhe 27-vjeçari D.O. kishin filluar skemën e trafikimit të qenieve njerëzore duke kamufluar një furgon në mënyrë që të dukej si një ambulancë, duke menduar se mjeti i emergjencave nuk do të ndalohej nga forcat e rendit.
Në bazë të informacioneve policore, forcat e rendit kanë organizuar postblloqe në aksin Devoll-Pogradec duke tentuar të ndalë furgonin-ambulancë në Vreshtas.
Por drejtuesi i mjetit Volkswagen” i modifikuar, R.LL, në vend të ndalojë vendosi të shmangë postblokun me manovra të rrezikshme për efektivët, por më pas u ndalua përfundimisht në fshatin Petrushë të Pogradecit.
Sipas informacioneve, drejtuesi dhe pronari i mjetit D/.O kërkonin rreth 150 euro për person çdo emigranti. Policia po heton edhe mbi bashkëpunëtorë të tjerë të përfshirë në skemën kriminale.