Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënoi me 45 vite burg trafikantin e drogës, Dairo Antonio Úsuga, kreun e një për karteleve më të rrezikshme të drogës në Kolumbi.
Úsuga, i cili dikur ishte bosi më i kërkuar i drogës në Kolumbi, i njohur ndryshe si Otoniel, ishte një trafikant famëkeq kokaine, i cili udhëhoqi një nga bandat më të fuqishme të Kolumbisë për 9-vite.
Ai u deklarua fajtor për kontrabandë droge dhe për drejtimin e një organizate kriminale.
Gjatë seancës për dënimin të tij të martën, Úsuga tha se i vinte keq për veprimet e tij.
“I kërkoj falje qeverive të Shteteve të Bashkuara dhe Kolumbisë dhe viktimave të krimeve që kam kryer”, tha 51-vjeçari.
Prokurorët e kishin përshkruar atë si “trafikantin më të rëndësishëm kolumbian të narkotikëve që nga udhëheqësi i kartelit Medellín, Pablo Escobar”.
Sipas të dhënave të SHBA, Otoniel mundi të dërgonte rreth 100,000 kilogramë kokainë në tokën amerikane.
Usuga cilësohet gjithashtu si një nga kriminelët më të dhunshëm të dekadave të fundit.
Ai u arrestua në vitin 2021 dhe u ekstradua vitin e kaluar në SHBA për t’u përballur me akuzat e trafikut të drogës.
Avokatët e tij kërkuan një dënim jo më shumë se 25 vite. Ata argumentuan se edukimi i tij në varfërinë rurale, i rrethuar nga lufta guerile, e çoi atë drejt një jete si kriminel.
Por gjyqtarja Dora Irizarry, i hodhi poshtë këto argumente, duke thënë se rritja e saj në një kompleks banesash në Bronxin e Jugut, rreth drogës dhe dhunës, nuk e çoi atë në një rrugë të ngjashme.
Úsuga ka dorëzuar 216 milion dollarë (170 milion £) të ardhura nga droga si pjesë e pranimit të tij të fajësisë.
Ai ishte lideri i kartelit “Klani i Gulfit” në Kolumbi, i cili është një nga bandat më të fuqishme dhe brutale të vendit.
Banda, e cila vepron në shumë provinca dhe ka lidhje të gjera ndërkombëtare, është e angazhuar në kontrabandën e drogës, qenieve njerëzore, nxjerrjen e paligjshme të arit dhe zhvatjen.
Ky klan kontrollon shumë nga rrugët e përdorura për kontrabandën e drogës nga Kolumbia në SHBA, madje dhe deri në Rusi.