Një 53 vjeçar është vënë në pranga nga autoritetet shqiptare pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. Operacioni për kapjen e Fran Malocajt, alias Françesk Pashku u kodua me emrin “Trushi” njësoj si fshati ku ai banonte.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit ne Ankona/Itali, në vitin 2018, e ka dënuar me 6 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Trafik narkotikësh, kryer në bashkëpunim””, thuhet në njoftimin e policisë.
Malocaj, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë, një sasi lënde narkotike të llojit kokainë.
Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.