Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me drogë, të cilën e fshihte në një plazh publik, në vendin e quajtur Alassio, dhe më pas shpërndarjen e kryente një bashkëpunëtor i tij.
Klodian Xheka, banues në Torino, kishte ngritur me ndihmën e një 55 vjeçari italian një bazë të vogël të shitjes së narkotikëve. Por ata ishin gjatë gjithë kohës të mbikqyrur nga policia, shkruan La Stampa.
Mediat italiane zbulojnë se Xheka shkonte në Itali si pushues ku dhe merrej me drogë. Hetimet kanë zbuluar edhe bashkëpunëtorin e tij, 55 vjeçarin italian, i cili kishte për detyrë të kontrollonte zonën në mënyrë që askush të mos i afrohej “depozitës” së drogës.
Megjithatë, ai ka mohuar pretendimet dhe ka deklaruar se ishte thjesht konsumator, version që edhe pas dëshmive të mbledhura, nuk është konsideruar i besueshëm nga gjykatësi, i cili ka vërtetuar të dy arrestimet.