Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për trafik narkotikësh, është arrestuar në Elbasan, qytetin e tij të lindjes.
Policia bëri të ditur se A.Ç., gjithashtu banues në Elbasan ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Reggio Calabrias, Itali, më datë 17.02.2020 i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafik narkotikësh” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
“Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Spanja drejt Italisë, një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, me qëllim për ta shitur në Itali”.
Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Italisë, ku edhe do të gjykohet për veprat për të cilat akuzohet.