Ekonomi Trafiku në Milot-Kashar, Balluku: Kemi zgjidhjen, Shqipëria perëndimore nga veriu në jug...

Trafiku në Milot-Kashar, Balluku: Kemi zgjidhjen, Shqipëria perëndimore nga veriu në jug do të lidhet me Korridorin Blu

Numri i lartë i vizitorëve dhe turistëve këtë sezon veror, ka sjellë trafik të rënduar në zonën Milot-Kashar. Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dhënë lajmin e se ka nisur puna për të lidhur Shqipërinë perëndimore nga veriu në jug me “Korridorin Blu”.

“Kemi zgjidhjen!

Numri i shtuar i vizitorëve në këtë sezon, padyshim ka rënduar situatën e trashëguar të trafikut në zonën Milot-Kashar.

Lajmi i mirë është se tashmë ne kemi nisur nga puna për ta lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me Korridorin Blu.

  • Thumanë – Kashar, punohet me ritme të shpejta, mbi 40% e volumeve.
  • Milot – Thumanë
  • Kashar – Lekaj
  • Lekaj – Fier, janë tre kontratat që po lidhim për të nisur menjëherë nga puna.
  • Milot – Balldren hapim garën e ndërtimit në vjeshtë.
  • Murriqan – Lezhë është segmenti që na lidh me Malin e Zi. Aktualisht konsulentët e WBIF po hartojnë projektin paraprak, të cilin pritet ta dorëzojnë në Dhjetor 2023″, shkruan Balluku nw rrjetet sociale.