Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Berat këtë të hënë.
Një grua dhe fëmija e saj rreth 6 vjeç ndërruan jetë si pasojë e një aksidenti rrugor.
Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Antipatrea”. Pranë vendit të quajtur “Ura e re”, Klaudija Xhaferaj humbi kontrollin e makinës tip “Benz”. Për pasojë ra në lumë.
Siç duket edhe nga kjo foto, mjeti pësoi dëmtime të shumta. Kanë qenë qytetarë të shumtë beratas ata që kanë vrapuar për të dhënë ndihmën e parë, dhe kanë bërë të mundur thyerjen e xhamit, duke nxjerre fillimisht djalin që ndodhej në mjet.
Më pas me mbërritjen e zjarrfikësve dhe ambulancës është bërë e mundur dhe nxjerrja e drejtueses së mjetit.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia. Deri më tani është e paqartë se si humbi kontrollin e makinës Xhaferaj.