Aktualitet Tragjedi në Borsh, zjarri në banesë i merr jetën një çifti të...

Tragjedi në Borsh, zjarri në banesë i merr jetën një çifti të moshuarish

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Borsh të Himarës këtë të shtunë. Një çift të moshuarish kanë ndërruar jetë si pasojë e zjarrit që ka rënë në banesën e tyre.

“Më datë 19.02.2022, rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja S. C., 71 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe po punon për fikjen e zjarrit.

Ndërkohë grupi hetimor ka nisur nga puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.