Një shqiptar në Itali është gjetur i vdekur brenda banesës së tij. Viktima është identifikuar si Luçiano Kollaku 35 vjeç, raporton media italiane “corriereadriatico”.
Ngjarja ka ndodhur në Romë gjatë mesnatës rreth orës 03:15. Shtypi vendas shkruan se ka qenë bashkëshortja që gjeti të pajetë 35-vjeçarin. Ky i fundit ishte mbyllur në një dhomat e banesës dhe nuk po përgjigjej. Pas disa thirrjeve të bashkëshortes, ajo tentoi të hapte derën e dhomës, por ishte kyçur nga brenda.
Në kushte të tilla, njoftoi policinë që mbërriti në vendngjarje së bashku me forcat zjarrfikëse. Këto të fundit hapën derën e dhomës dhe brenda u gjet i vdekur shqiptari Luçiano Kollaku.
Ekipet e emergjencës nuk mund të bënin asgjë pasi 35-vjeçari kishte ndërruar jetë. Ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që shqiptari të ketë humbur jetën nga overdoza, pasi pranë trupit u konstatuan dy shiringa.
Luçiano Kollaku jetonte prej vitesh në Itali dhe kishte punuar në një qendër tregtare, ndërsa vitet e fundit ishte i papunë.