Aktualitet Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi, ku një fëmijë me origjinë shqiptare është mbytur në det.

Sipas mediave greke, djali i mitur i moshës 6-7 vjeçare u mbyt teksa po notonte në det në zonën e Arvit.

Vogëlushi i quajtur Nikolas ishte me nënën e tij. Shtëpia e tyre ndodhet pak metra larg plazhit.

I mituri kërkoi të futej në det, por nëna nuk e lejoi për shkak të dallgëve.

Mesa duket, ai i shpëtoi vëmendjes së nënës dhe u largua.

Por fatkeqësisht u mbyt si pasojë e detit të trazuar atë moment.

Ka qenë një banor i zonës që pa vogëlushin në det që qëndronte përmbys pa ndjenja dhe menjëherë ngriti alarmin.

Në vendngjarje shkuan edhe banorë të tjerë të fshatit.

Mjekët, që shkuan me urgjencë në vendngjarje, tentuan ta rikthenin në jetë përmes defibrilatorit.

Nikolas u transportua me urgjencë për në spital, por pavarësisht përpjekjeve edhe aty, vogëlushi nuk ia ka dalë.