Bota Tragjedi në Greqi, rrëzohet avioni i Forcave Ajrore, vdes piloti 40-vjeçar

Tragjedi në Greqi, rrëzohet avioni i Forcave Ajrore, vdes piloti 40-vjeçar

Një avion stërvitor i Forcave Ajrore greke është rrëzuar paraditen e sotme në Kalamata të Greqisë.

Për pasojë, humbi jetën piloti i avionit, komandanti Epaminondas Kosteas 40 vjeç.

Ngjarja tragjike ndodhi para syve të bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij, të cilët po ndiqnin fluturimin stërvitor.

Shkaqet e rrëzimit të avionit janë ende të paqarta, teksa një hetim ka nisur për të hedhur dritë se çfarë ka shkuar keq.

Avioni luftarak u rrëzua 500 metra larg pistës së aeroportit.