Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Manskuri të Kavajës, ku një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën tragjikisht.
Sipas policisë, rreth orës 11:45 është konstatuar një makinë e djegur tërësisht. Brenda automjetit u gjet kufoma e djegur e Fëllënxa M. Shirja 45 vjeç.
Nga kontrolli në zonën përreth, forcat e policisë gjetën të vetëvarur në një pemë bashkëshortin e 45-vjeçares, Bilbil R. Shirja 48 vjeç.
Ata janë prindër të dy fëmijëve, të një vajze 21-vjeçare dhe një djali 18 vjeç.
Dyshohet që Bilbil Shirja të ketë djegur të gjallë brenda makinës gruan e tij dhe më pas ka varur veten. Mendohet që ngjarja të jetë krim pasioni.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj tragjedie.