Një vajzë e mitur, vetëm 11 vjeç, ndërroi jetë në Spitalin e Traumës për shkak se ra në kontakt me rrymën elektrike.
Mësohet se e mitura u dërgua që të shtunën në spital.
Por ditën e sotme, rreth orës 08:35, stafi i spitalit njoftoi se ajo nuk mundi t’i përballojë dot plagëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.