Sport Tragjedi në Turqi, humb jetën në një aksident futbollisti 27-vjeçar

Tragjedi në Turqi, humb jetën në një aksident futbollisti 27-vjeçar

Turqia u zgjua me lajmin e ikjes nga kjo botë të ish-yllit të Gallatasaray-it, Ahmet Çalik, 27 vjeç. Ai ka humbur jetën në një aksident automobilistik mëngjesin e kësaj të marte, raportojnë mediat turke.

Çalik ishte në përbërje të Konyasporit për të cilin luajti 18 ndeshje këtë sezon dhe humbi jetën kur automjeti i tij doli jashtë kontrollit në rrugën Ankara – Askund.

Ambulanca ka mbërritur me shpejtësi, por për fat të keq shumë vonë, ndërsa është konstatuar se në automjet nuk ka pasur njeri me të.

Para Konya-s, ​Çalik luajti për Galatasaray dhe Genclerbirligi.

Ai ka veshur kombëtaren turke tetë herë. Hera e fundit ishte në vitin 2018.

Si lojtar i Gallatasaray-it ka fituar dy tituj, Kupën e Turqisë dhe Superkupën.