Kryesore Tragjedia e Koçanit, 7 ditë zie kombëtare në Maqedoninë e Veriut

Tragjedia e Koçanit, 7 ditë zie kombëtare në Maqedoninë e Veriut

7 ditë zie kombëtare për ngjarjen tragjike të ndodhur në Koçan, raportojnë mediat e Maqedonisë së Veriut. Pritet që vendimi të shpallet zyrtarisht në Parlament pasditen e sotme.

Po ashtu, do të kryhen kontrolle dhe inspektime në të gjitha diskotekat, restorantet apo lokalet e natës ku organizohen festa.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në koncertin ku morën pjesë rreth 1500 persona.

Fatkeqësisht, 59 persona kanë ndërruar jetë deri më tani, ndërsa janë plagosur mbi 155 persona, 27 prej tyre në gjendje të rëndë.

Lidhur me ngjarjen, janë arrestuar 15 persona.