Motra e 33-vjeçarit Bledar Bregu që i mbijetoi rënies në pus tregon për mediat se ai bashkë me shokun e tij Besnik Veliaj ishin futur në pus për ta pastruar.
Ajo thotë se Bledar Bregu dhe Besnik Veliaj siguronin të ardhura duke pastruar puse dhe duke bërë punë bujqësie. Sipas saj, Bregu dhe Veliaj janë shokë dhe punonin bashkë.
“Pusin e hapën për të vaditur tokën. Vëllai është beqar, të dy janë beqarë. Janë shokë. Janë futur për të pastruar pusin. Kanë punuar e më parë. Për t’u ushqyer, korrin bar, punojnë ku këtu, ku atje,” tregon ajo mes lotësh.
33-vjeçari Bregu dhe 38-vjeçari Veliaj, i cili ndërroi jetë në spital, u rrëzuan në pus paraditen e së dielës.