Aktori i njohur i humorit Irgen Çela ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në New York.
Në një postim në Instagram, Çela teksa nxjerr një foto me mikun e tij Florind Belliu, ka shprehur dhimbje për atë që ka ndodhur.
“Ma copëtove zemrën shoku im i shtrenjtë. Nuk e besoj që ike kështu bashkë me Ornelën. Nuk më besohet që po bëj këtë status për ty . Je i ngulitur në mendjen time dhe zemrën time për gjith ato kujtime të bukura që kemi bashkë dhe pasionin që ndanim për aktrimin. Ju shkoftë Shpirti në paqe të dyve shoku im i shtrenjtë dhe Zoti i dhëntë forcë familjes tënde në këto momente të vështira”, shkruan Çela.
Florind Balliu së bashku me gruan e tij, Ornelën humbën jetën në mënyrë tragjike në Bronx të Nju Jorkut. Gjithçka ndodhi pas një feste që po zhvillohej në banesën e aktorit shqiptar me rastin e datëlindjes së gruas së tij.
Në rrethana ende të paqarta 35-vjeçari, Balliu ka hedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij bashkëshorten e më pas i ka dhënë fund jetës duke u hedhur dhe vetë.
Sipas New York Post mësohet se gruaja aktorit ishte shtatzënë. Autoritetet policore kanë hapur një hetim për të gjithë ngjarjen shkaku i të cilit mbetet ende i paqartë.
Çifti Balliu përkatësisht 35 dhe 28 vjeç kishin dy fëmijë së bashku. Ngjarja ndodhi në ndërtesën Cruger Ave ( Kruger Ejv). Trupat e bashkëshortëve u gjetën në oborrin e pasmë të ndërtesës.
“Dëgjova një zhurmë, pastaj shikova jashtë dhe pashë dy trupa. Unë u trondita. Kishte shumë gjak. Viktimat ishin një “çift i qetë që “mbaheshin për vete”, mësohet të ketë thënë në deklarimet e tij një banor i zonës ku ndodhi ngjarja e rëndë.
Nga dëshmitë e administruara bëhet e ditur se çifti ishte konfliktuar një ditë përpara festës. Konflikt ky që duket se ka vijuar dhe të shtunën ku u regjistrua dhe ngjarja. Pikërisht kjo pistë po shikohet si një arsyet që mund të ketë shtyrë aktorin shqiptar të ndërmarrë aktin ekstrem.