Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në lidhje me ngjarjen e rëndë në Potam, ku një efektiv policie humbi kontrollin e skafit dhe përplasi për vdekje një vajzë të mitur.
Kreu i PD e cilësoi të munguar sigurinë në plazhe dhe shtoi se kjo ngjarje ishte një krim i tmerrshëm dhe për ligjin nuk pyet askush.
“Skafisti, shef policie në Elbasan, A. Tase merr jetën e një fëmije 5 vjeç në det, në Himarë. I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes për engjëllin që humbi. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të tmerrshëm nga ata për të cilët ligji nuk ekziston. Dënoj gjithashtu mungesën e plotë të sigurisë në plazhet tona”, shkruan Berisha.