Një ngjarje e rëndë tronditi sot qytetin e Pukës.
Dy të rinj, të cilët kishin shkuar për të kullotur bagëtitë u gjetën të vdekur në zonën e Buzhalës, të njësisë administrative Qelez.
Sipas informacioneve të policisë, si pasojë e motit të keq dy të rinjtë i ka marrë era, ndërsa kanë përfunduar në humnerë duke humbur jetën.
Nuk dihet ende identiteti i dy të rinjve, të cilët ishin shokë me njëri tjetrin.
Në vendin e ngjarjes është nisur menjëherë policia dhe banorët e zonës.