Një 25-vjeçare ka humbur jetën në spitalin e Elbasanit pas lindjes me operacion. Burime bëjnë me dije se e reja, Rexhina Debrova ka ndërruar jetë vetëm një orë pas lindjes.
Dyshohet se vajza ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë, ndërkohë që fëmija e saj është në gjendje të mirë shëndetësore.
Mësohet se vajza e re ishte banuese në qytetin e Cërrikut dhe ishte e martuar prej 10 muajsh.
Familjarët e vajzës, të pranishëm në maternitetin e Elbasanit kanë ngritur pretendime ndaj bluzave të bardhja për pakujdesi.
Pasi ka pësuar arrest kardiak, mjekët gjinekologë kanë kërkuar ndihmë nga kolegët e kardiologjisë pas problemeve të hasura me zemrën. Mirëpo, familjarët thonë se mjeku kardiolog ka mbërritur një orë me vonesë, teksa nëna e re ndërroi jetë.
Lotët e britmat e familjarëve kanë pushtuar hollin e Maternitetit të Elbasanit, pasi e afërmja e tyre është ndarë nga jeta.
Ngjarja po hetohet nga Policia e Elbasanit, e cila ka ngritur një grup të posaçëm për verifikuar shkaqet.