Një person është arrestuar ditën e sotme, për një ngjarje tragjike të ndodhur në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku mbetën të vdekur një çift nga Pogradeci, përkatësisht Muhamet Oparaku, 68 vjeç dhe bashkëshortja e tij Bukurie Oparaku, 64 vjeç. Donald Kumar Davis, 29 vjeç, mësohet se ka shtypur me makinë çiftin shqiptar ndërsa dilnin nga banesa e tyre. Shkaku i aksidentit sipas autoriteteve ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte 29 vjeçari.
Muhamet Oparaku kishte emigruar drejt SHBA-ve bashkë me bashkëshorten e tij përpara pak vitesh. Oparaku kishte qenë me detyrë shef policie në Pogradec por ishte tërhequr dhe më pas kishte emigruar.
“Ata kishin një zemër të madhe, njerëz të dashur dhe që shikonin punën e tyrte”, tha një bashkëpunëtor. “Ata mezi flisnin anglisht, por WOW – ai punoi shumë, mësoi dhe ishte një menaxher i madh”, shkruajnë mediat amerikane.
Dëshira e vetme e çiftit ishte se “duhej të varrosej në shtëpi në Shqipëri”, shkruajnë anëtarët e familjes në një fushatë GoFundMe. “Ne do ta nderojmë këtë dëshirë për ta”.