Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të enjte në aksin Lezhë-Laç.
Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.
Mësohet se drejtuesja e makinës nuk e ka parë këmbësorin që po lëvizte në anë të rrugës, duke e marrë zvarrë për disa metra.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbulimin e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.
“Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot” shtetasja F. Ll. duke drejtuar automjetin e saj ka aksidentuar shtetasin N. Gj., 75 vjeç (këmbësor) i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesja e automjetit ndodhet e shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njoftoi policia.