Trupi i pajetë i një 13-vjeçari është gjetur në liqenin e fshatit Shumbat të Dibrës mbrëmjen e të mërkurës.
Policia tha se pas rreth 2 orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga liqeni e trupit të pajetë të të miturit, të identifikuar si E.S.
Kërkimet nisën pasi xhaxhi i tij kishte bërë kallëzim në polici për humbjen e djalit të vëllait të tij. Djali ishte parë pranë liqenit të fshatit dhe sipas policisë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.