Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të mërkurë në Babrru të Tiranës. Një djalë 13-vjeçar u gjet i pajetë nga familjarët e tij, brenda një automjeti që ndodhej në garazhin e shtëpisë.
Në një njoftim për mediat, policia thotë se i mituri dyshohet të ketë humbur jetën nga asfiksia. Momentalisht rrethanat e ngjarjes së rëndë nuk janë të qarta. Një grup hetimor po punon me qëllim zbardhjen e tyre.
“Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në një njoftim të Policisë së Tiranës.