Trajneri i skuadrës së Milanit, Stefano Pioli, është infektuar me Covid. Njoftimi vjen nga skuadra kuqezi që thotë se mëngjesin e kësaj të shtune, Pioli iu nënshtrua një testi të shpejtë ku rezultoi pozitiv.
Për rastin janë informuar autoritetet shëndetësore dhe trajneri, i cili nuk ka simptoma, ka shkuar të karantinohet në shtëpinë e tij. Klubi njofton se testi i është bërë edhe pjesës tjetër të ekipit dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.
Si rezultat, sesioni trajnues i ditës së sotme është anuluar dhe pritet të vijojë të hënën. Kujtojmë që ndeshja e radhës e Milanit është me Napolin.