Sport Trajneri i Serbisë: Jam i lumtur që do të luajmë në Tiranë

Trajneri i Serbisë: Jam i lumtur që do të luajmë në Tiranë

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, u shfaq i lumtur që do të luajë në Tiranë ndaj Shqipërisë.

Duke folur për shortin e kualifikueseve të Botërorit, që vendosi Serbinë në grup me Shqipërinë, Anglinë, Andorrën dhe Letoninë, Stojkovic, deklaroi se synimi është kualifikimi për më tej.

Ai vlerësoi maksimalisht Shqipërinë, ndërsa shtoi se është i lumtur që do të luajë në një stadium si “Arena Kombëtare”.

“Për të shkuar në Kupën e Botës, duhet të fitosh. Synimi jonë është që të shkojmë aty. Në letër Anglia është favorite, por kjo nuk do të thotë se ne duhet të dorëzohemi që në fillim.

Përgatitja duhet të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm, edhe për përballjet ndaj Shqipërisë, Letonisë dhe Andorrës. Shqipëria ka përmirësuar lojën e tyre kohët e fundit dhe do të jenë kundërshtar i vështirë. Jam i lumtur që do të luajmë në Tiranë, në stadiumin e bukur ku finalja e Ligës së Konferencës u luajt. Jam i vetëdijshëm që publiku për këto duele do të jetë i interesuar për të tjera arsye. Një histori futbolli, një sfidë e mrekullueshme dhe një mundësi për dy ndeshje me kualitet”, deklaroi Stojkovic.