Ernest Muçi, sulmuesi i cili realizoi golin e tretë që vulosi fitoren ndaj Ishujve Faroe, u shpreh shumë i lumtur për këtë sukses dhe paraqitjen e tij me kombëtaren.
Pas takimit, ai i dha merita të mëdha trajnerit Sylvinho, teksa u shpreh se i ka bërë futbollistët të ëndërrojnë.
Sulmuesi 22-vjeçar shkëlqeu në 15 minutat që luajti, teksa pas ndeshjes tha:
“Jam shumë i lumtur, 3 pikë të rëndësishme për rrugëtimin në Europian. Jam shumë i lumtur që trajneri më aktivizoi dhe që arrita të shënoj. Mbas 4 ditësh do të rikthehem te klubi im.
Ata e dinë se lufta për vendin e dytë është mes Polonisë dhe Shqipërisë. Shpresoj t’i mundim në shtator.
Si ndihem në këtë skuadër? Ndihem shumë mirë, është një grup me çuna të mirë. Me shumë talent. Trajneri ka sjellë pasion, të gjithëve na bën të ëndërrojmë të futemi në Europian”, deklaroi sulmuesi i talentuar.