Aktualitet Transaksione mbi 1 milion euro, turku i arrestuar përdorte kartën e një...

Transaksione mbi 1 milion euro, turku i arrestuar përdorte kartën e një shqiptari

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth aktivitetit të 41-vjeçarit turk Ferhat Karakus, të arrestuar sot në Tiranë, në lidhje me kryerjen e transaksioneve me vlerë mbi 1 milionë euro.

Turku kishte arritur të gjente kartën bankare të një shtetasi shqiptar dhe përmes saj kryente transaksione bankare me bizneset e tij, të cilat dyshohet se janë të dyshimta dhe me prejardhje kriminale.

Pra, paratë turku i fuste në sistem përmes kartës së shqiptarit, ndërsa ky i fundit nuk kishte asnjë dijeni dhe në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri.

Policia sqaron se në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese homologe, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.