Sport Transferimi i Belottit bëhet zyrtar: Roma bashkon dy miq të vjetër

Transferimi i Belottit bëhet zyrtar: Roma bashkon dy miq të vjetër

Dybala dhe Belotti kur luanin te Palermo

Andrea Belotti është zyrtarisht një lojtar i Romës. Pas 7 vitesh, ai është larguar tashmë nga Torino ku realizoi 100 gola në Serie A.

Belotti do të gjejë në kryeqytet edhe një njohje të vjetër, Dybala, me të cilin ka luajtur në vitin 2015 të Palermo.

Sulmuesi i kombëtares së Italisë pati edhe oferta të tjera në këtë fund merkatoje, por vendosi të vihet në urdhrat e trajnerit Mourinho dhe tashmë do të jetë një rival i denjë për një vend në formacion për Abraham, sulmuesin kryesor aktualisht te Roma.