Ndërtesa në distriktin Uskudar Burhaniye, ku Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan jetoi për shumë vite gjatë periudhës kur ishte Kryebashkiak dhe Kryeministër, po prishet plotësisht për t’u rindërtuar, si pjesë e godinave që preken nga transformimi urban.
Në një deklaratë për mediat mbrëmjen e djeshme, Erdogan theksoi rëndësinë e transformimit urban, si një proces jetik pas tërmetit shkatërrimtar të 6 shkurtit, ku nuk ngurroi të përmendte edhe shtëpinë ku ka jetuar prej vitesh në distriktin Burhaniye.
Në truallin e shtëpisë së prishur po ndërtohet një pallat i ri 3-katësh, ndërsa fqinjët shprehen se Erdogan i vizitonte vazhdimisht në kohën që ata jetonin në këtë godinë.