Mund të cilësohet si një nga paradokset e vitit 2020, që sapo kaloi. Viti i pandemisë, ndër kufizimet e tjera, pa një rënie dramatike të udhëtimeve, veçanërisht të atyre me transport ajror.
Sipas të dhënave, fluturimet në nivel global kanë rënë me 42% nga viti 2019, por kjo nuk ka penguar që viti 2020 të shihte një rritje të numrit të viktimave nga aksidentet në qiejt ndërkombëtarë.
Sipas raportit të holandez të firmës To70, gjatë vitit të fundit janë regjistruar 40 aksidente që kanë përfshirë avionë komercialë, ku 5 prej tyre kanë shkaktuar viktima, për një bilanc total të 229 personave që kanë ndërruar jetë. Në vitin 2019, vit pa kufizime në transport, aksidentet ishin 86 dhe viktimat ishin 257. Bëhet fjalë për 0.27 fluturime vdekjeprurëse çdo 1 milion fluturime.
Aksidenti më i rëndë i vitit ka ndodhur në Itran, ku u godit nga forcat ushtarake një Boeing 737-800 ukrainas, duke shkaktuar 176 pasagjerë
Viktimat kanë ardhur si pasojë kryesisht të dy aksidenteve të rënda. I pari, ndodhur në fillimin e vitit 2020, kur një avion ukrainas u godit gabimisht, të paktën zyrtarisht, nga përgjigja kundërajrore iraniane, tragjedi që la të vrarë 176 pasagjerë.
Episodi i dytë ka qenë aksidenti i ndodhur gjatë muajit maj në Pakistan, që i kushtoi jetën 98 pasagjerëve.
Edhe pse në rritje, nga viti i kaluar, duhet thënë se trendi i aksidenteve vdekjeprurëse në transportin ajror është në ulje të dukshme, në dekadën e fundit. Boll të mendohet se në vitin 2005, ishin 1015 vdekjet në vit të shkaktuara nga aksidente ajrore.