Një lajm i mirë vjen nga Botsvana. Pas një viti pasi xhubleta u pranua nën mbrojtjen e UNESCO-s, Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale votoi në Konferencën XVIII përfshirjen e Transumancës në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale botërore.
Mësohet se Shqipëria kishte aplikuar për këtë dosje bashkë me Spanjën, Andorrën, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë.
Kështu këto vende i bashkohen Italisë, Austrisë dhe Greqisë që ishin përfshirë në vitin 201 për këtë dukuri.
Tradita e shtegtimit të bagëtive, është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt dhe shtetet si një mënyrë jetese e pasur me këngë pastorale, instrumente, veshje, rite, festa dhe kulinari.
“Jam shumë krenare dhe falenderuese për këdo që besoi si ne në këto vlera dhe dha kontributin në hartimin e një dosjeje fituese në veçanti një falenderim të madh për ekspertët. Pas xhubletës, le të jetë ky lajm i sotshëm një tjetër ogur i mirë edhe për dosjet e tjera tashmë pranë UNESCO-s”, tha ministrja e Kulturës, Elva Margariti.