Nuk kanë fund detajet, gjithmonë e më shumë tronditëse lidhur me vdekjen e Diego Armando Maradonës, 25 nëntorin e kaluar në Argjentinë. Mediat në Argjentinë, kanë publikuar audion e një bisede mes Leopoldo Luque, neurokirurgut të ish-futbollit dhe Agustina Cosaçov, psikiatres që ka ndjekur Maradonën, në momentet e fundit përpara se legjenda të ndahej nga jeta.
“Më duket se po pëson arrest kardio-respirator, trashaluqi po vdes, Agustina. Nuk ia kam idenë se çfarë ka bërë. Po shkoj atje. Tani është me ekipin e ambulancës, po i bëjmë frymëmarrje artificiale dhe do ta fusim në intubim”, dëgjohet të thotë psikiatria në një audiomesazh tjetër.
“Po e bëjmë vetë prej 10-15 minutash pasi ambulanca nuk vinte. U futëm në dhomë, bënte ftohtë. Nisëm menjëherë të bënim reanimacionin. Tani nuk na thonë se si është situata. Nuk kanë thënë asgjë”.
Është kjo biseda dhe ajo çfarë ndodhi përpara se Diego Armando Maradona të ndahej nga kjo botë. Të dy mjekët ndërkohë mund vijojnë të jenë subjekt investigimi në ditët në vazhdim, raportojnë mediat në Argjentinë.