Bota Trazirat në SHBA, gazetari i CNN arrestohet gjatë lidhjes

Trazirat në SHBA, gazetari i CNN arrestohet gjatë lidhjes

Gazetari i CNN, Omar Jimenez, është arrestuar nga policia gjatë një transmetimi direkt nga vendi ku po zhvillohen protesta në Mineapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gazetari u shoqërua në polici së bashku me kameramanin dhe producentin.

Policët sekuestruan edhe kamerën e CNN, që vazhdoi të xhironte dhe të transmetonte “live” episodin e arrestimit, me efektivët që duket se nuk e kanë kuptuar që pajisja ishte e ndezur.

Policia ka thënë se trupa e CNN është arrestuar pasi nuk është larguar nga vendi pasi u është kërkuar një gjë e tillë.

Në Mineapolis ka pasur përleshje të ashpra mes policisë dhe protestuesve, të cilët kanë dalë në rrugë pasi një burrë afroamerikan humbi jetën pas dhunës së ushtruar nga policia gjatë arrestimit të tij.