Pas fitoreve me Finlandën dhe Lihtenshteinin, Italia vazhdon serinë e rezultateve pozitive në kualifikueset e Euro 2002, duke mundur me lehtësi Greqinë 3-0 në Athinë.
Skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini shënoi tre gola në dhjetë minuta në kryeqytetin helen, duke ruajtur vendin e parë në grup.
Serinë e golave e hapi i riu i talentuar Nicolo Barella, i cili në të 23’ mori një pasim të saktë nga Belotti dhe i pamarkuar dërgoi topin në rrjetë.
7 minuta më vonë ishte napolitani Insigne që pasi dribloi disa kundërshtarë lëshoi një gjuajtje të mrekullueshme në hyrje të zonës të cilën portieri grek Barkas e kishte të pamundur ta kapte.
Kaluan vetëm katër minuta të tjera që italianët të vulosnin fitoren, kur Bonucci, i cili kishte lënë mbrojtjen devijoi saktë me kokë krosimin e Emerson.