Tre kozmonautët rusë kanë mbërritur në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar të veshur të gjithë me ngjyrat e Ukrainës, verdh e blu.
Nuk është e qartë nëse ngjyra e kostumeve është një mesazh paqeje apo ishte e rastësishme. Kozmonauti, Oleg Artemyev, shpjegoi se çdo ekuipazh zgjedh vetë ngjyrat e kostumit dhe këtë herë zgjodhën të verdhën.
“Kishim mbledhur shumë material të asaj ngjyre”, tha.
Artemyev, Denis Matveyev dhe Sergey Korsakov u nisën me anijen Soyuz nga kozmodromi rus Baikonur në Kazakistan dhe u ankoruan në stacionin ndërkombëtar, ku do të qëndrojë për 6 muaj e gjysmë.
Tre kozmonautët janë misioni i parë që u nis në hapësirë që kur filloi pushtimi rus në Ukrainë, 24 ditë më parë.
Në nisje, tre kozmonautët ishin fotografuar me kostume me ngjyrat tradicionale të Rusosë – bardh e blu
Treshja u mirëprit pozitivisht në bord nga një ekuipazh që përbëhet nga katër amerikanë, dy rusë të tjerë dhe një gjerman: mes tyre pati përqafime të gjata.