Kryeministri Edi Rama reagoi edhe një herë tjetër në Twitter pas përfundimit të protestës së opozitës.
Në rrjetin social ai pati 3 mesazhe: një për protestuesit, një për vlonjatët dhe një për Policinë e Shtetit.
“Për Protestuesit: Është faji i atyre që ju tërheqin nga hunda apo juaji që akoma i ndiqni pas ata udhëhumbur?
Për Vlonjatët: Sot ju i ritreguat Shqipërisë atë që dini më mirë, anën e duhur të historisë!
Për Policinë e Shtetit: Ishte dita për të bërë dallimin e madh. Ju e bëtë! #Respekt”, shkroi Rama.