Katër persona janë vënë në pranga në kuadër të operacionit “Eklipsi”. Policia e Dibrës në një njoftim për mediat bën me dije se 4 të arrestuarit akuzohen se shpërndanin lëndë narkotike kokainë dhe kanabis në zona të ndryshme të qarkut Dibër.
Në pranga kanë rënë: Diamont Kapxhiu 21 vjeç, Erlind Nura 24 vjeç, Ernal Shulku 40 vjeç dhe Kleo Laleshi 36 vjeç, të gjithë banues në Peshkopi. Ndërkohë mësohet se është shpallur në kërkim dhe 23-vjeçari me iniciale Tasjon Tafa, i cili akuzohet së është bashkëpunëtor i të arrestuarve.
Blutë e Dibrës bëjnë me dije se janë zhvilluar 3 muaj hetime për të arritur tek grupi i shpërndarësve të drogës.
Ata janë kapur në një lokal në qytetin e Peshkopisë, ku gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi dozash me kokainë dhe 500 doza kanabis sativa që do shpërndahej në doza.
Gjithashtu u sekuestruan dy automjetet me të cilat këta shtetas qarkullonin dhe shpërndanin lëndën narkotike, si dhe 8 aparate celular.