Sport Tre pikë kundër Andorës dhe një rekord për Shqipërinë

Tre pikë kundër Andorës dhe një rekord për Shqipërinë

Me një rotacion të gjerë si pasojë e mungesave të shumta prej pezullimeve apo dëmtimeve, Shqipëria ia ka dalë të marrë një trepikësh të vuajtur në ndeshjen e fundit të kualifikueseve për Katar 2022 teksa fituan ndaj Andorrës në shtëpi me rezultatin 1-0.

Goli erdhi në pjesën e dytë. Në minutën e 72 Uzuni fiton një 11-metërsh dhe një minutë më pas nga pika e bardhë Endri Çekiçi ndëshkon miqtë.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe kuqezinjtë morën një fitore të vlefshme  duke ruajtur vendin e tretë në grupin I teksa renditen pas Anglisë dhe Polonisë e lënë mbrapa Hungarinë, Andorrën e San Marinon. Ndërkohë, vlen për t’u theksuar se me 18 pikë të grumbulluara, Shqipëria arrin një rekord pasi kurrë më parë në një fushatë eliminatore nuk kishte mbledhur kaq pikë.