Zvicra do të luajë në Botërorin 2022 me tre futbollistë shqiptarë. Ashtu si ka qenë traditë në vitet e fundit, helvetët do të mbështeten sërish te futbollistët me origjinë shqiptare në aktivitetin më të rëndësishëm të futbollit.
Trajneri Murat Jakin publikoi skuadrën zyrtare për eventin në Katar, pjesë e së cilës janë Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe talenti 20-vjeçar Ardon Jashari.
Ata janë mes 26 futbollistëve të përzgjedhur nga Zvicra, që do të luajë në Grupin G kundër Brazilit, Serbisë dhe Kamerunit.