Aktualitet Tre të dënuar për vrasje dhe trafik droge të shënjestruar nga OFL

Tre të dënuar për vrasje dhe trafik droge të shënjestruar nga OFL

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, tre shtetasve të tjerë të dënuar për trafik droge dhe vrasje, më konkretisht:

Mario Selamaj, banues në Kuçovë, i dënuar nga Gjykata Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim;

Kastriot Jaupi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Vrasje me paramendim për shkak të cilësive të veçanta”;

Qerim Rabaj, banues në Gjirokastër, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.