Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, tre të dënuarve të tjerë.
Viron Ramohitoj, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; Altin Skëndaj, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; Gëzim Memeti, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara”, të tre nga Vlora duhet të japin llogari përpara OFL-së.
Ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
“OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”.