Tre persona janë plagosur me thikë mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Vlorës.
Mësohet se autori i ngjarjes, 40-vjeçari Mexhit Arapi, i cili ka qenë i dehur, është njëri nga të plagosurit.
Sipas informacioneve paraprake, ai ka hyrë në një berberhane në lagjen “28 nëntori” dhe ka plagosur dy berberët, Kevin Nuredini 23 vjeç dhe Ervis Sejko 35 vjeç.
Autori është ndaluar nga Forcat Shqiponja, teksa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e ngjarjes.